Flash News

KRYESORE

Jep njoftimin për dorëheqjen e ministrit, më pas Rama largohet nga Tirana

Jep njoftimin për dorëheqjen e ministrit, më pas Rama largohet

Gjatë paradites së sotme, Fatmir Xhafaj është dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Twitter”. Rama njofton se Xhafaj do të zëvendësohet nga Sandër Lleshi, ish-zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë.

Pas këtij njoftimi, Rama është larguar nga Tirana, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme për dorëheqjen e ministrit. Ai ka zhvilluar një takim në Lushnje me gra dhe vajza, për të diskutuar mbi ndalimin e lojërave të fatit dhe  mbylljen e kazinove.

Rama shoqërohej edhe nga deputetët e Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Bashkim Fino. Gjatë takimit, ata kanë folur për efektet pozitive që mund të sjellë ndalimi i kumarit në shoqëri, por nuk kanë komentuar largimin e Xhafajt nga posti  i ministrit të Brendshëm.

Të fundit