Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Jep të holla që Amazona të digjet”, presidenti i Brazilit akuza Di Caprios
Pas zjarreve të muajit gusht të këtij viti, ku pylli tropikal i Amazonës u përfshi nga zjarret masive duke u djegur një pjesë e konsiderueshme e tyre, president i Brazilit, Jair Bolsonaro, akuzoi aktorin me famë botërore, Di Caprio-n, për çështje që kanë lidhje me financimin e djegies së pyjeve të Amazonës.
Bolsonaro, i cili është zotuar se do të dëbojë nga Brazili organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit, ka akuzuar vazhdimisht aktorin Hollywoodian por pa pasur fakte konkrete.
“Ky Leonardo Di Caprio është djalë i mirë apo jo? Ai jep të hodha që Amazona të digjet. Djalli e marrtë, ti je duke bashkëpunuar për djegien e Amazonës”, është shprehur ai.
Kjo akuzë e presidentit brazilian erdhi pas një postimi të tij në Facebook ku e akuzonte sërish pa fakte Leonardon, duke shtuar se aktori me famë botërore është pjesë e një fushatë ndërkombëtare kundër Brazilit.
Kujtojmë se kur zjarret e Amazonës u përhapën masivisht në muajin gusht, Leonardo premtoi se me anë të fondacionit të tij do të dhuronte 5 milionë dollarë amerikan për shpëtimin e katër pyjeve më të rëndësishme për ekosistemin e Amerikës Jugore.