Flash News

KRYESORE

Jepet autorizimi, Ilir Meta: Ditmir Bushati do negociojë paktin detar me Greqinë

Jepet autorizimi, Ilir Meta: Ditmir Bushati do negociojë paktin detar me

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë sot autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për të zhvilluar negociatat për paktin detar me Greqinë. Në vendimin e marrë sot, presidenti Meta kërkon respektimin e Kushtetutës për këtë çështje të rëndësishme.

Fillimisht, Meta kërkoi më shumë informacione pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme lidhur me grupin e negociatorëve dhe temës mbi negociatat. Bushati u shpreh i gatshëm të përmbushte kërkesat e presidentit, ndërsa vendimi i Metës duket se u zhbllokua pas takimit që pati në Presidencë me kryeministrin Edi Rama. 

Vendimi:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të nenit 92 gërma “ë”, nenit 116, nenit 121 pika 1, nenit 132 të Kushtetutës; Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë; Nenit 6 pika 3, shkronja “a” të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Të fundit