Flash News

KRYESORE

Jessie J kërkesë publike Dua Lipës: Dëshiron të bëjmë një duet së bashku?

Jessie J kërkesë publike Dua Lipës: Dëshiron të

Dua Lipa është për momentin këngëtarja më e suksesshme britanike në muzikën ndërkombëtare dhe shumë artistë të tjerë britanikë po kërkojnë një bashkëpunim me të.

Pas këngës së realizuar me skocezin Calvin Harris, tani është radha e Jessie J që të kërkojë një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare.

Jessie ka shfrytëzuar veshjen e njëjtë që ajo dhe Dua kanë mbajtur në skenë pak orë më parë, për t’i bërë asaj ftesë publike.

“Në rregull... Të premtoj që e kam provuar këtë veshje dy javë më parë... Doja vërtet ta vishja. Po. Ti e veshe e para. Po. Ti dukesh më bukur me të. Por, modelin e flokëve e kisha unë e para. Të paktën ma prano këtë. Ti po e sundon lojën, zonjushë! Jam krenare për ty. Përfaqësimi i Mbretërisë së Bashkuar! Kështu që... E ndjej se kjo ka ndodhur për një arsye. Dëshiron të bëjmë një duet dhe të veshim të njëjtat rroba në video?”-, shkruan këngëtarja e hitit ‘Price Tag’.

Dua nuk ka reaguar ende për këtë propozim, nëse do e marrë apo jo në konsideratë.

Dua Lipa publikon ‘IDGAF’ në frëngjisht, paralajmëron bashkëpunimin me Maitre Gims

Të fundit