Flash News

KRYESORE

Jeta e re e Kim Kardashian në drejtësi, liron 17 të burgosur

Jeta e re e Kim Kardashian në drejtësi, liron 17 të burgosur

Kim Kardashian është akuzuar shpesh herë si një vajzë e cila ka arritur kaq shumë famë pa pasur asnjë talent. Me siguri që Kim është lodhur me gjithë këto kritika apo ndoshta nxitja ka qenë dhe diçka tjetër, por ajo po i qëndron besnike premtimit për të luftuar për reformën e burgjeve.

Sipas CNN, ajo ka punuar gjatë 3 muajve të fundit për të ndihmuar në heqjen e dënimit me burg të përjetshëm për 17 të burgosur për drogë, që janë shkelës për herë të parë.

Brittany K. Barnett, avokatja personale e Kim dhe dhe MiAngel Cody,është shprehur për Kim:

"Kim ka financuar këtë projekt dhe është përkrahëse e fushatës sone  90 Days of Freedom si pjesë e First Step Act, që Trump e nënshkroi tek ligjet vitin e kaluar. Kim siguroi mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet ligjore në mënyrë që ne të mund të udhëtojmë në vendin tonë. Marrëdhëniet tona me klientët tanë nuk përfundojnë kur ata lirohen. Kim është me të vërtetë e përkushtuar në këtë çështje. Po punoj personalisht me të, jemi me të vërtetë mirënjohës."

Kim gjithashtu ka filluar të studiojë për avokati.

Të fundit