Flash News

KRYESORE

“Jeta është e pamjaftueshme që të të mësojë të korrigjosh gjithçka”, rrëfimi i Armand Dukës

“Jeta është e pamjaftueshme që të të

Presidenti i FSHF Armand Duka është prezantuar në një intervistë ndryshe me Ori Nebiaj në emisionin “Pushime on Top”.  Ai ka folur për familjen, sipërmarrjen dhe pasionet.

Deti është një nga dashuritë Dukës për të cilin tha se nuk dëshiron që të mos mungojë kurrë, qoftë edhe për një shëtitje buzë detit, por e shikon vetëm si moment qetësie jo romanticiteti.

Për familjen ai shprehet se nëse do kishte diplomë për sjelljen do ishte ngelëse, kjo për shkak se ndoshta nuk mundet të gjejë shumë kohë për të qëndruar me ta. Me rritjen e fëmijëve, thotë se familja është në një fazë të re dhe i mungojnë pushimet me fëmijët. “Na e konsiderojnë si favor kur iu kërkojmë unë dhe bashkëshortja të pushojnë me ne. Duan që të pushojnë vetë me miqtë e tyre. Ende s'e kemi vendosur si do jenë pushimet tona këtë vit”.

I pyetur për marrëdhënien me paranë, Duka kujton vitin 1991 kur gjithçka ishte informale.

“Jeta është e pamjaftueshme që të të mësojë të korrigjosh gjithçka”, u shpreh ai kur foli për ato që mund të quhen dështime në jetën e tij.

Armand Duka përgatitet për largimin nga FSHF: Hyrja në politikë? Kurrë mos thuaj kurrë

Të fundit