Jetesa e vështirë e Lei Krajës në Amerikë: Punoja kameriere, s`më dilnin paratë

Moderatorja e ‘Digitalb’ Lei Kraja, është sonte në ‘Soiree’ dhe ka treguar shumë për jetesën e saj në Amerikë. Ajo ka lënë “tokën e premtuar” për të shijuar famën në Shqipëri.

Lei tregoi gjatë emisionit se eksperienca e saj në Amerikë ka qenë goxha e vështirë.

Ajo pranoi se ka bërë shumë punë njëkohësisht pasi nuk i dilnin paratë për të jetuar dhe flinte shumë pak.

“Vendosa që të bëhem e pavarur financiarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në Neë York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në Neë York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoëbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin. Kështu që unë shkova në Neë York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pafund dhe më pëlqente kjo gjë.”