Flash News

KRYESORE

Jetmir Olldashi: Burimi përmendi kushërinj ministrash të përfshirë në trafikun e drogës

Jetmir Olldashi: Burimi përmendi kushërinj ministrash të

Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar se Albert Veliu ka përmendur gjatë bisedave me të edhe disa emra të kushërinjve të ministrave në Qeverinë e Edi Ramës, që janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Olldashi tha në emisionin ‘360 Gradë’ se personazhet që ka përmendur Veliu janë të njohur në Vlorë sepse merren me ndërtim dhe kanë biznese. Gjithsesi, gazetari refuzoi të përmend emrat e ministrave sepse këto ishin vetëm fjalët e ‘dëshmitarit X’ dhe jo të konfirmuara zyrtarisht.

“Pretendimet e burimit mund të jenë shumë të mëdha, se do të shkosh atje dhe do të bësh gjëra të mëdha... Babalja përmendi edhe kushërinj ministrash në detyrë që ishin përfshirë në trafik. Në një moment tjetër mund të shkojmë dhe të bëjmë investigim për kushërinjtë e ministrave. Ata janë personazhe në Vlorë, që merren me ndërtime, që kanë biznese. Nuk mund të flas sepse nuk e kam të konfirmuar”, deklaroi Olldashi.

Opozitarizmi në emision, Edi Rama hakmerret ndaj Artur Zhejit

Të fundit