Flash News

KRYESORE

“Jetojmë në edokraci”, Andi Bejtja përcakton sistemin në Shqipëri

“Jetojmë në edokraci”, Andi Bejtja përcakton sistemin

‘Edokraci’ e ka konsideruar përmes ironisë, gazetari Andi Bejtja, sistemin në të cilin jetojnë sot shqiptarët. Bejtja tha në emisionin ‘A Krasta’ në News 24 se, në këtë ‘sistem’ fajin e kanë gjithnjë të tjerët dhe jo qeveria dhe kryeministri.

“Është shumë e vështirë t’ja vësh emrin njëherë po për momentin nuk më vjen emër tjetër përveçse edokraci. Nuk është as ramakraci sepse mbiemri ka një peshë më të madhe se emri, por është thjesht një edokraci. Çka do të thotë është një sistem ku zgjohesh në mëngjes dhe mendon çfarë do them dhe jo çfarë do bëj, ku gjithmonë fajin e kanë të tjerët, ku nëqoftëse t’i ha shuplakë të tjerët hanë grusht, ku gjithë të tjerët janë kazan”, u shpreh Bejtja.

Të fundit