Flash News

KRYESORE

Jetonte i vetëm, gjendet i vetëvarur një person në Tiranë

Jetonte i vetëm, gjendet i vetëvarur një person në

 

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë. Sipas të dhënave të para nga policia, në rrugën “Dritan Hoxha” është gjetur i vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij 52-vjeçari me inicialet H.U. Ai jetonte i vetëm dhe nga verifikimet e para nuk i janë gjetur shenja dhune.

“Në datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetëvarur. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se: Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit