Flash News

KRYESORE

Jezu Krishti është socialist: U shfaq më 30 qershor dhe bëri dy mrekulli

Jezu Krishti është socialist: U shfaq më 30 qershor dhe bëri

Marsel Lela

Me gjithë parregullsitë, manipulimet dhe skandalet që e shoqëruan, procesi zgjedhor i 30 qershorit do të mbahet mend edhe për mrekullitë e tij.

Kanë qenë dy mrekulli që kanë ndodhur njësoj siç përshkruhen në tekstet biblike.

Mrekullia e parë ishte ngritja në këmbë e këngëtarit Sherif Merdani, i cili edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, u shpreh se “Erion Veliaj e kishte ngritur në këmbë”, njësoj si Jezusi ngriti të paralizuarin gjatë shërbesës së tij tokësore.

Mrekullia e dytë ishte shumimi i fletëve të votimit nëpër disa qendra. Përmendim këtu Urën Vajgurore, Malësinë e Madhe, Lushnjen, Devollin, etj, ku brenda kutive u gjendën deri në 2000 vota më tepër se sa votues.

Të njëjtën gjë e gjejmë edhe tek ungjijtë, ku sërish Jezusi, nga shportat me pesë bukë dhe dy peshq i shumoi duke nxjerrë prej tyre mjaftueshëm sa për të ushqyer 5000 vetë.

Tek Zbulesa (Apokalipsi) që është edhe libri i fundit i Biblës, thuhet se njëra prej shenjave që do t’i paraprijnë fundit do të jenë edhe mrekullitë.

Nuk dihet edhe sa mrekulli të tjera do të ndodhin, se për fundin e kujt po bien kambanat, por e parë në këtë optikë, zgjedhjet e 30 qershorit më shumë se vendore janë apokaliptike.

Të fundit