Flash News

KRYESORE

Jo çdo krem me faktor mbrojtës SPF është i shëndetshëm...

Jo çdo krem me faktor mbrojtës SPF është i

Ditët e nxehta të verës të gjithë rendin të prenotojnë pushimet e të marrin rreze buzë detit në sfidën e madhe me veten për të përftuar nga pushimet atë ngjyrën e bronz aq shumë të dëshiruar. Të gjithë pajisen me kremra me faktor mbrojtës SPF gjatë pushimeve, por sa të informuar janë për përdorimin dhe funksionimin e tyre realisht.

Sipas studimeve të fundit, është konstatuar që pothuajse më shumë e 50 % e preparateve për mbrojtje nga dielli janë të rrezikshme. Shkak për këtë janë dy përbërës të rrezikshëm – oksibenzoni dhe retinilpalminati. Prandaj përpara përzgjedhjes së kremit mbrojtës, lexoni përmbajtjen e produktit në mënyrë që të shmangni këtë rrezik.Të rriturit këshillohen që kremin mbrojtës ta përdorin 15 minuta deri në gjysmë ore para ekspozimit ne diell.

 Ndërkohë që është kategorikisht e e ndaluar që bebet të ekspozohen në diell, pasi lekura e tyre është ende e pazhvilluar dhe nuk mund të mbrohet nga dielli. Këshillohet që fëmijët të jenë të ekspozuar në plazh vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit dhe orevë të vona të mbrëmjes.

Të fundit