Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Jo i gatshëm për koalicion me PS, por i lë derën hapur Metës, Basha: Pas fitores do ftojmë çdo forcë politike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Partinë Socialiste të Edi Ramës pas zgjedhjeve të 25 qershorit, teksa la të hapur mundësinë e një koalicioni me LSI-në nëse kjo parti mbështet programin e koalicionit opozitar.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Basha tha se “S’ka asnjë shpresë, është investim i Edi Ramës dhe i segmenteve të shtypit që ai kontrollon. Të ta them haptas fare, në këtë betejë u kam përballë Edi Ramën, kundërshtar kryesor, por kam edhe Ilir Metën, se pa votat e tij nuk vinte Shqipëria këtu…kështu që ata që investojnë në konspiracionin Basha-Rama në emër të Metës, u them harrojeni konspiracionin, unë jam Republika e re dhe nuk kemi absolutisht asnjë pazar dhe asnjë plan për pazar me ata që do të munden me votë të dielën.”
I pyetur për një koalicion me LSI-në, Basha tha se “pas fitores sonë ne do të ftojmë çdo forcë politike që ka vullnetin të mbështesë axhendën tonë të reformave. Por, ne presim fitoren tonë.”
I pyetur nëse Rama do të jetë zv/kryeministri i Bashës ose e kundërta, ai tha se gjithçka ishte konspiracion.
“T’i japim fund cirkut, nuk ka për të qenë zv/kryeministri im Edi Rama. Dhe nuk mund të ketë bashkëjetesë mes planit tim ekonomik për taksa të ulëta dhe mungesës totale të përgjegjësisë dhe të planit nga Edi Rama. Nuk ka bashkëjetesë mes krimit të republikës së vjetër dhe Repulikës së Re. Jo!”