Flash News

KRYESORE

"Jo informalitet në biznes”, nis marshimi sot në kryeqytet

"Jo informalitet në biznes”, nis marshimi sot në kryeqytet

“Jo informalitetit në biznes”, kjo është nisma e ndërmarrë nga shoqata “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”, me qëllim mbrojtjen e interesave të distributorëve dhe shitësve me pakicë.

Sot, do të zhvillohet marshimi që do të fillojë në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, nga ora 15:00 deri në orën 16:00, me moton “Për një ekonomi më të drejtë”.

Të gjithë pjesmarrësit në marshim dhe qytetarët, të cilët dëshirojnë të solidarizohen me këtë nismë, do të pajisen me një tullumbac të zi si një gjest simbolik, duke krijuar të gjithë bashkë një njollë të zezë (informalitetin), njollë e cila perfaqëson “paradën” e përditshme në qiell të hapur të këtij fenomeni negativ në vendin tonë.

Në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit do të kryejnë gjestin e tyre simbolik, të plasin tullumbacin e zi si revoltë ndaj këtij shqetesimi të çdo aktori në vend.

Të fundit