‘Jo-ja’ për Maqedoninë e Veriut, LSDM pro zgjedhjeve të parakohshme: Qytetarët të vendosin sa më parë rrugën ku do të shkojmë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thekson faktin se BE ka gabuar historikisht për vendimin negativ për hapjen e negociatave.

Brenda partisë ka zëra që i japin rëndësi idesë për zgjedhje të shpejta parlamentare, duke argumentuar se realizimi i reformave i nevojitet më shumë se kurrë Maqedonisë për të ecur përpara, raportojnë mediat fqinje.

 “Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet. Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së, raporton Alsat.