Flash News

KRYESORE

Jo me 27 korrik, ndryshon data e ardhjes së Eleni Foureiras në Tiranë

Pas Rita Orës e Ermal Metës në Tiranë do të vijë dhe një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë për këngëtaren Eleni Foureira.

Më herët u hap lajmi që këngëtarja Eleni Foureira do të jepte një koncert në kryeqytet me datë 27 korrik. Por në një njoftim në Instagram, kryebashkiaku Erion Veliaj njofton se këngëtarja do të vijë në Tiranë me datë 25 korrik.

“Pas @ritaora dhe @ermalmetamusic një tjetër shqiptare që po shkëlqen me muzikën e saj vjen në Tiranën tonë 🇦🇱 Ajo është @foureira në datë 25 Korrik në Sheshi Skenderbej së bashku me shumë artistë të tjerë në një mbrëmje të paharrueshme…”, shkruan Veliaj.

Nuk duhet arsyeja e këtij ndyshimi në datë, por ajo që dihet me siguri është fakti që Eleni ka shumë fansa në Shqipëri.

Të fundit