Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
‘Jo më deputet, por qytetar i thjeshtë’, Saimir Tahiri nga sot rrezikon të arrestohet
Nga mesdita e sotme, Saimir Tahiri nuk është më deputet i pavarur. Në një konferencë për shtyp sot ai komunikoi dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tashmë do të njihet si një qytetar i lirë.
Por, ç’pritet të ndodhë tani pasi Tahiri dorëzon mandatin e deputetit, e bashkë me të edhe imunitetin që e mbronte ish-ministrin nga akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila në tetor të vitit të shkuar lëshoi një urdhër arresti ndaj tij, si i përfshirë në trafikun e drogës, urdhër që më pas do të vlerësohet nga gjykata.
Kështu, në kushtet kur Tahiri është një qytetar i thjeshtë, i hap rrugë Prokurorisë të lëshojë një urdhër arrest ndaj ish-ministrit.
Po ashtu, një tjetër mënyrë që mund të zgjedhë Prokuroria është duke iu drejtuar Gjykatës për Krimet e Rënda për të caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” e nëse sigurohet një vendim i tillë, atëherë mund të kemi një arrestim të mundshëm të Saimir Tahirit.
Po ashtu, mandati i tij tashmë kalon në KQZ për të vijuar me procedurat e hapjes së vakancës për deputetin e ri që do të zëvendësojë mandatin e Tahirit.