Flash News

KRYESORE

Jo më me e-mail, Rama prezanton sistemin e ri të lejeve për automjetet

Jo më me e-mail, Rama prezanton sistemin e ri të lejeve për

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sistemin e ri të lejeve për automjetet – për ata që duan të shkojnë në punë – duke filluar nga java e ardhshme.

Rama ka bërë me dije se kjo leje nuk do të merret më përmes e-mailit por duke aplikuar në portalin qeveritar e-Abania.

Rama shton se sistemi është ende duke u testuar ndaj i fton qytetarët që të aplikojnë duke testuar në  të njëjtën kohë edhe sistemin:

“Ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit

Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë

E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit.”

Të fundit