Flash News

KRYESORE

Jo më në kontakt me trupin, rregulla të reja për të provuar rrobat në dyqan

Pas rihapjes së fashës së re të subjekteve që ishin mbyllur si pasojë e koronavirusit, rregullat shoqëruese për mbajtjen e higjenes janë të forta.

Një nga subjektet e rihapura janë edhe dyqanet me veshje.

Sipas udhëzimeve në protokollin për këto masa thuhet se shitësi duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza dhe të qëndrojë në 2 metra distancë nga klienti, ndërkohë duhet të dezinfektojë duart me alkool pas çdo transaksioni që kryen qoftë në para në dorë, apo edhe me kartë krediti.

Ndër të tjera klienti nuk duhet të provojë rrobat në trup, pra në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, por duke mbajtur veshjen e tij poshtë produktit të dyqanit, ndërsa duhet menjëherë t’i lajë pas blerjes.

I detyrueshëm është gjithashtu dezinfektimi i ambjentit nga shitësit si dhe ajrimi i ambjenteve minimalisht tre herë në ditë.

Po ashtu një pikë e rëndësishme në protokoll është edhe reklamimi i shërbimit nga shtëpia dhe nxitja e porosive përmes internetit apo telefonit, duke shmangur kështu kontaktin me klientët.

Të fundit