Flash News

KRYESORE

Jo më në ndërtim, zbulohet mënyra e re e pastrimit të parave të drogës

Jo më në ndërtim, zbulohet mënyra e re e pastrimit të

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, ku po flitet rreth temës “Rënia e euros dhe paratë e pista”.

Duke komentuar futjen e parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rënien e euros, Artan Hoxha zbuloi një mënyrë të re të përdorur gjerësisht në Shqipëri kohëve të fundit, për të pastruar paratë e drogës.

“Investimi në lojërat e fatit është mënyra më e re e pastrimit të parave. Sot nuk janë shtuar lojtarët por vetëm lojërat. Është një nga fushat ku asnjëherë nuk merret vesh si investohet, si fitohet apo nga vijnë paratë”,  tha ndër të tjera Hoxha.

Po ashtu, ai shtoi se një ndër arsyet e rënies së euros është së aktivitetet kriminale në vend dhe trafiku i drogës paguhen me euro.

“Por, janë futur në lojë disa klane të cilat kanë gjetur edhe mënyrat e mbulimit. Çfarë ka ndodhur, trafiku i drogës, kokaina dhe heroina dhe kanabisi që ka qenë prodhim vendas dhe sot është stok nuk është shitur i gjithi. Të gjitha këto, janë produkte që shiten me euro. Aty çdo gjë bëhet me euro”.

Të fundit