Flash News

KRYESORE

Jo me Vera Grabockën, Valbona Selimllari së shpejti me emisionin e saj

Ndonëse prej disa kohësh është e angazhuar si këshilltare në Bashkinë e Tiranës, Valbona Selimllari sërish nuk i ndahet ekranit.

Ish Miss Shqipëria shumë shpejt do të ketë një emision në ‘Ora News’, që do t’i dedikohet njerëzve në nevojë. Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar detajet e këtij formati, i cili nuk dihet ende kur do të jetë në transmetim, shkruan Politiko.al.

“Do titullohet ‘Më jep dorën’ dhe do jetë në ndihmë të atyre që vërtetë kanë nevojë për ne. Do të mundohemi t’ia ndryshojmë jetën, jo duke i çuar një trastë me ushqime. U duk si pavlerë, por ka vlerë, por që ti ndihmosh vërtetë ata fëmijë është ti marrësh e të mos i lësh në rrugë. Bashkia ka një projekt goxha impenjativ me idenë për ti hequr fëmijët e rrugës nga rruga për ti shkolluar dhe nëse kanë talente, të mundohemi t’ia u nxjerrim, t’ia kultivojmë, ti çojmë në shkollat e duhura dhe nesër të fitojmë nga kapaciteti i tyre dhe jo të lypin në rrugë e të fshijnë xhamat e makinave”, sqaroi Selimllari.

Sakaq, Selimllari, e cila së fundmi ishte pjesë e jurisë së produksionit 'Dance with me' në TV Klan shtoi se qëllimi i emisionit te ri nuk është të thyejë rekorde shikueshmërie, por që fëmijëve tu ndryshojë e ardhmja.

Të fundit