Flash News

KRYESORE

Jo më radhë të gjata, mënyra e re e marrjes së shërbimit mjekësor nga pacientët (VIDEO)

Me anë të referimit elektronik të pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist bëhet e mundur shmangia e radhëve të gjata dhe marrja e shpejtë e shërbimit nga pacientët.

Kryeministri Rama teksa ka shprëndarë një video në facebook teksa shpjegohet e gjithë procedura e re e marrjes së shërbimit nga pacientët, shprehet se tashmë mjekët mund të kryejnë më shumë vizita.

“MIRËMËNGJES 

dhe me këtë shpjegim se si Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eleminuar radhët e pritjes, burokracitë e sorollatjet pa fund të qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë 

Në Tiranë, çdo ditë kursehen plot 25 orë pune për mjekët duke mundësuar 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët”, shkruan kryeministri Rama në facebook.

 

Të fundit