Flash News

KRYESORE

"Jo-të" e para të Bebe Rexhës, si i mbyllën derën këngëtares shqiptare

Bebe Rexha ka treguar që fillimet e karrierës së saj kanë qenë shumë të vështira dhe ka takuar dhe nga ata njerëz që i kanë mbyllur dyert. Edhe pse ajo tashmë është një nga këngëtaret më të famshme në botë, Bebes akoma i dhemb shpirti kur kujton sesi është ndjerë kur e kthyen mbrapsht.

“Uroj që ti dhe Bebe të jeni mirë. Kaluam shumë bukur në udhëtimin tonë në L.A. Ne mund të kthehemi pas disa javësh për mbledhje. Gjatë kësaj kohe ne jemi shumë të zënë me disa artistë dhe show televizivë. Të jem i sinqertë nuk e di nëse do të mund të mbaj më shumë në këto momente. I uroj Bebes më të mirat në muzikë dhe të lutem nëse ke materiale të reja na i dërgo”, shkruhet në email-in që i kanë dërguar Bebes vite më parë.

Më pas në një tjetër postim në Instastory, pas publikimit të email-it, Bebe u bën thirrje të gjithë që "jo-të" që marrin në jetë të mos i ngadalësojnë ata. Ajo thotë se mbase nuk është momenti i duhur ose është diçka më e mirë duke pritur për ta.

Të fundit