Flash News

KRYESORE

Jo të gjithë i japin rëndësinë e duhur, pse toniku është i rëndësishëm për lëkurën e fytyrës

Ndryshe nga çka ndodh me hidratuesin (që të gjithë ja dimë rëndësinë), toniku për lëkurën e fytyrës shpesh here anashkalohet dhe nënvlerësohet.

Por ju duhet të dini me patjetër se sa shumë ka rëndësi toniku për lëkurën tuaj dhe duhet me patjetër ta bëni pjesë të rutinës së bukurisë në mesin e produkteve që përdorni çdo ditë.

Përdorimin e tonikut nuk duhet ta lini më pas dore, pasi ai është shumë i rëndësishëm duke qenë se rregullon pH (pehashin) e lëkurës dhe zbeh poret. Në të njëjtën kohë, toniku hidraton dhe mbron lëkurën tuaj.

Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, atëherë keni një arsye më shumë për ta përdorur këtë produkt, pasi ai parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt nga lëkura.

Radha e aplikimit të tij është pas pastrimit të lëkurës. Pastruesi hap poret e lëkurës, kështu që menjëherë pas tij ju duhet toniku, i cili e përgatit lëkurën për produktet që do të vendosen më pas.

Të fundit