Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Amerika, dhe Britania e Madhe i refuzon vizën Haradinajt

Jo vetëm Amerika, dhe Britania e Madhe i refuzon vizën Haradinajt

Ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan vizën kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo për shkak të një bllokimi të bërë nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Mediat kosovare raportojnë se në pikëpyetje është pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës edhe në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në fund të shkurtit në Londër.

Bëhet me dije se deri më tani Haradinaj nuk është pajisur me vizë dhe se me shumë gjasa ajo do i refuzohet. Kjo ngjarje bashkë me atë para disa ditësh me ambasadë e SHBA në Prishtinë, kanë lidhje me ligjin për Gjykatën Speciale në Kosovë që po tentohet të shfuqizohet.

Të fundit