Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Jemi mësuar ta shohim në ekran, por i ftuar në “Pasditja Ime” në “RTSH” gazetari Eno Popi ka folur rreth pasionit të tij, udhëtimeve.
“Gjatë vitit jam shumë i ngarkuar me punë dhe në qoftë se dikur lëvizja fundjavave, tashmë nuk e kam më këtë mundësi për shkak të angazhimeve dhe shfrytëzoj maksimalisht pushimet e verës për të udhëtuar. Më pëlqejnë shumë udhëtimet dhe jam një udhëtarë që dua të lëviz gjatë gjithë kohës.”
Eno ka treguar se është një planifikues shumë i mirë dhe se sheh çdo detaj përpara se të niset me pushime.
Ai ka rrëfyer se destinacioni i fundit që ai ka vizituar ka qenë Lisbona për të cilën duke se flet me superlativa dhe e rekomandon për të gjithë ata që kanë shpirtin e aventurës.