Flash News

KRYESORE

Jo vetëm ëmbëlsira e preferuar e fëmijëve, çokollata ndikon edhe në inteligjencën tuaj

Jo vetëm ëmbëlsira e preferuar e fëmijëve,

Shumica e njerëzve befasohen kur dëgjojnë nga persona tjerë se nuk e pëlqejnë çokollatën.

Ndër zbulimet më të fundit për të mirat e çokollatës është aftësia e saj për t’ju bërë më të mençur.

Gjatë një studimi të një periudhe 40 vjeçare, hulumtuesit kanë zbuluar se personat që hanë çokollatë të paktën një herë në javë kanë funksion të ngritur të trurit. Sipas udhëheqëses të këtij hulumtimi, georgina chricton, konsumimi i rregullt i çokollatës bën që personat të jenë më të mirë duke filluar nga mbajtja në mend e numrave të celularit e deri tek kryerja e disa punëve njëkohësisht.

Kakao është një përbërës antioksidant që e përmirëson funksionin e enëve të gjakut në tru. Bashkimi Evropian së fundmi ka konfirmuar se flavanolet e kakaos e mirëmbajnë elasticitetin e enëve të gjakut, duke lejuar qarkullim të duhur të gjakut.

Qarkullimi i mirë i gjakut, normalisht, është krucial për funksionin e të gjitha pjesëve të trupit, e veçanërisht të trurit.

Nuk keni nevojë për shumë flavanole që t’i gëzoni këto efekte, mjafton konsumimi i një të pestës të një çokollate të madhësisë së rregullt për t’i gëzuar efektet e mahnitshme.

Të fundit