Jo vetëm Jonida Maliqi, një tjetër këngëtare denoncon se nuk ka marrë ende paratë e RTSH-së

Në mediat rozë u përhap lajmi se këngëtarja Jonida Maliqi akuzon RTSH se nuk e ka paguar ende për përfaqësimin e saj në “Eurovision” gjatë këtij viti.

Por duket se RTSH e ka bërë “rrugë” këtë problem, pasi Maliqi nuk është e vetmja në borxh me televizionin publik shqiptar.

Edhe këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi ka pohuar të njëjtën gjë. Përmes një pyetësori nga fansat në InstaStory, këngëtarja deklaroi se nuk e di nëse do të rikthehet ndonjëherë në festivalet shqiptare apo jo, për shkak se RTSH ende i ka borxhin të pashlyer për pjesëmarrjen.