Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Jo vetëm me Kolumbinë, “Arbri Garden” tregti edhe në Ekuador, synonte tregun e Ballkanit
“Arbri Garden” është kompania në pronësi të Arbri Çekajt që është përfshirë në trafikun e drogës së kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Pas kapjes së 613 kg kokainë në portin e Durrësit, policia ka shpallur në kërkim biznesmenin Çekaj, ndërsa ka arrestuar dy persona të tjerë.
Kjo kompani i ka zyrat qendrore në Maminas të Durrësit dhe objekt të aktivitetit ka tregtimin e artikujve ushqimorë. Por, tregintë nuk e ka zhvilluar vetëm me Kolumbinë.
Në një postim të bërë në shkurt të 2014-ës, “Arbri Garden” njoftonte se sillte fruta të freskta direkt nga Ekuadori, shtet i njohur për prodhimin dhe eksportin e bananes, por edhe të sasive të mëdha të kokainës. Vitet e fundit, janë disa ngjarje të ndodhura në Ekuador ku janë vrarë dhe plagosur disa shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Gjithashtu, kjo kompani ka synuar shtrirjen në të gjithë Ballkanin sa i përket eksportit të frutave.