Jo vetëm kryetari i KQZ, 3 javë më parë u morën në mbrojtje edhe anëtarët që dolën kundër dekretit të Metës

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia, për shkak se është kërcënuar me jetë.

Masa janë marrë edhe në familjen e kreut të KQZ, ndërsa përfaqësues të Gardës janë parë edhe në ambientet e KQZ për ruajtjen e Zgurit.

Ndërkohë, edhe tri javë më parë, katër anëtarët e KQZ janë marrë po ashtu nga mbrojtje nga policia.

Madje, truprojat janë vendosur në dispozicion të nënkryetarit, Denar Biba dhe anëtarëve Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri pas kërkesës së bërë prej vetë atyre pranë Ministrisë së Brendshme, me argumentin se ndihen të rrezikuar sepse janë vendosur në qendër të kritikave meqë dolën kundër vendimit të Presidentit.

Kreu i Shtetit kujtojmë se më 10 qershor firmosi dekretin për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Kërcënohet me jetë Klement Zguri, policia dhe Garda e merr në mbrojtje bashkë me familjen