Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Milani, Ibrahimoviç kërkohet edhe nga Reali i Madridit

Jo vetëm Milani, Ibrahimoviç kërkohet edhe nga Reali i Madridit

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të tregojë një paraqitje të mirë me ekipin e LA Galaxy, ku së fundmi shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e skuadrës kaliforniane.

Edhe pse ndodhet në moshën 37-vjeçare, zërat e merkatos rreth tij sa vijnë e shtohen.

Pak kohë më parë, mediat italiane bënë me dija se Milani po kërkonte për një rikthim të sulmuesit tek kuqezinjtë, gjë të cilën as vetë Ibra nuk e mohoi, ndonëse as nuk konfirmoi për një kalim të mundshëm.

Kohët e fundit, ai që ka shfaqur interesin për të është pikërisht Reali i Madridit, ku sipas mediave spanjolle klubi mendon që të sigurojë shërbimet e Ibrahimoviç në muajin janar, deri në fundin e sezonit.

Deri tani, “Los Blancos” kanë në bilancin e tyre 18 gola të shënuara, në 12 ndeshje të zhvilluara, statistikë kjo që përbën një shqetësim të madh për drejtuesit e klubit.

Zlatan Ibrahimoviç, i cili pas dëmtimit të rëndë të pësuar me Manchester United zgjodhi të luajë në Major League Soccer me LA Galaxy, në 25 ndeshje të zhvilluara me skuadrën kaliforniane ka mundur të shënojë 22 gola.

Të fundit