Flash News

KRYESORE

Jo vetëm ministrat, e gjithë administrata zhvendoset në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë një mbledhje dy ditore të qeverisë në qytetin e Vlorës, ku do të diskutohen disa çështje të rëndësishme. Por mesa duket, në Vlorë nuk janë zhvendosur vetëm ministrat, por edhe drejtuesit e administratës.

Kjo bëhet e ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili njofton se sot në Vlorë ka zhvilluar takimin e parë me institucionet në varësi të ministrisë.

“Mirëmëngjes nga Vlora! Sot takimi i parë me institucionet në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, tatimet e doganat për vijimin e aksionit antiinformalitet, qasjen e re në zyrat e punës dhe qëndrat e formimit profesional dhe ISSH me fokus të posaçëm lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen, në kuader të reformës së deregulimit”, shkruan Ahemtaj.

Por Ahmetaj nuk ka bërë ende publike faturën që qeveria ka paguar për të t’u transferuar në qytetin në jug të vendit, së bashku me drejtuesit e administratës.

Të fundit