Flash News

KRYESORE

Jo vetëm në skenë, Valbona Selimllari shfaqet edhe në Kuvendin e Shqipërisë

Është cilësuar si ikona e bukurisë shqiptare dhe deri tani vazhdon ta mbajë të merituar këtë titull. Valbona Selimllari është shfaqur së fundmi edhe në ambientet e parlamentit shqiptar, ndryshe nga skenat madhështore ku jemi mësuar ta shohim.

Selimllari është bërë pjesë e ditës ndërkombëtare të Jetimëve, pasi një përfaqësi e tyre zhvilluan një seancë plenare ku shprehën qetësisht, ndryshe nga politikanët tanë, kërkesat e tyre për më shumë vëmendje dhe solidaritet.

Figura të tjera të politikës dhe parlamentit përcollën mesazhe te solidaritetit dhe te mbështetjes se tyre për fëmijët jetim.

Fëmijët e pranishëm përcollën nga foltorja e Kuvendit emocione të veçanta dhe të ndjera të cilat ishin reale dhe domethënëse për ta, por u mirëpritën me ndjeshmëri dhe nga te pranishmit e tjerë.

 

Të fundit