Flash News

KRYESORE

Jo vetëm nënshtetësinë, indiani i shpallur në kërkim është konsull nderi i Shqipërisë

Nitin Sandesara është në kërkim nga autoritetet indiane për mashtrime bankare që arrijnë shifrën e 1 miliard eurove. Por përveç nënshtetësisë që i është dhënë në Shqipëri dhe bizneseve që po ngre në jug të vendit, biznesmeni indian rezulton edhe konsull nderi në Nigeri.

Sipas faqes së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Tirana ka zgjedhur Nitin Sandesarën si konsull nderi në Abuja të Nigerisë.

Dy biznesmenët indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara kanë arritur të zhvillojnë aktivitete financiare dhe diplomatike në vendin tonë, edhe pse në Indi po zhvillohet proces gjyqësor.

  1. Skandali 1 mld $, arrestohet në Rinas kunati i biznesmenëve indianë
  2. Kërkohen për dëmin 1 miliard dollarë, dy biznesmenët ortakë në Dhërmi në kompaninë e krijuar nga ish-deputeti i PS

Të fundit