Flash News

KRYESORE

Jo vetëm protesta, çfarë paralajmëron Basha në shtator si pjesë të aksionit opozitar

Jo vetëm protesta, çfarë paralajmëron Basha në

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar jo vetëm protesta, por edhe marrëveshje të reja me grupet e interesit dhe platformën ‘për Shqipërinë si Evropa’, duke nisur nga shtatori.

Në një prononcim për mediat, Basha sqaroi se çfarë pritet do ndodhë në shtator, si pjesë e aksionit opozitar, paralelisht me nisjen edhe të sesionit parlamentar.

“Opozita ka vazhduar aksionin gjatë gjithë verës, opozita veç protestave qe do jenë edhe më të mëdha në një situatë që është edhe më e vështirë si kjo e sotmja në ekonomi, e taksa të rritura, paralelisht do të fokusohemi më shumë edhe në zgjidhjet që do u ofrojmë shqiptarëve si në rrafshin e përditshmërisë së tyre, për marrëveshje me grupet e interesit, duke vijuar në shtator me biznesin  vogël, dhe nga ana tjetër, platformën ‘për Shqipërinë si Evropa’. opozita e PD kanë gati që bashkë me qytetarët dhe socialistët e ndershëm të dëshmojnë kapacitetet dhe vendosmërisë tonë për t’i dhënë fund problemeve që kanë bllokuar prespektivën evropiane të vendit, krimin e organizuar pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin siç është rasti dosja e 184, dhe 339 më kot shpresojnë se do i varrosin me vapën e gushtit”, tha Basha.

Të fundit