Flash News

KRYESORE

Jo vetëm protesta, opozita me plan 'B' për të ndalur mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Opozita paralajmëron intensifikimin e mëtejshëm të aksioneve të saj nëse mazhoranca tenton të organizojë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e tyre. Është nënkryetari i PD, Edmond Spaho që nuk përjashton as futjen në grevë të ish-deputetëve dhe simpatizantëve, për të evituat organizimin e ‘zgjedhjeve farsë'.

“Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë protesta qytetare tregon se të gjitha format e mundshme, në varësi të zhvillimeve politike mund të merren në konsideratë”, sqaroi Spaho për A2 CNN, duke shtuar: “Të gjitha format e mundshme në varësi të zhvillimeve politike do të merren në konsideratë”, nënvizoi Spaho.

Në fund, ai i bëri apel faktorit ndërkombëtarë të ndërhyjë për të mos lejuar agravimin e mëtejshëm të situatës. Qëndrimi i Spahos vjen në një kohë që opozita nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do jetë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në daljet mediatike, eksponent të lartë kanë lënë të kuptohet se gjasat janë që ata t’i bojkotojnë.

Të fundit