Flash News

KRYESORE

Jo vetëm prova, Prokuroria ka ‘në dorë’ një dëshmitar kundër Saimir Tahirit

Jo vetëm prova, Prokuroria ka ‘në dorë’ një

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë deklaruar sot në Këshillin e Rregullores se një dëshmitar është i gatshëm të dëshmojë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ndihmës që ky i fundit i ka dhënë bandës Habilaj.

Mediat raportojnë se dëshmitari është një ish-oficer policie që ka informacione për trafikun e drogës dhe implikimin e Tahirit. Ky është një zhvillim i ri dhe interesant që vështirëson pozitën e deputetit të PS dhe kolegëve të tij në Këshill, të cilët prej dy ditësh shprehen të pakënaqur me provat  e paraqitura nga Prokuroria.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla për herë të parë nuk foli sot për ‘provat’, por tha se drejtësisë do i krijohen të gjitha kushtet që hetimi të shkojë deri në fund.

PS hap sërish lojën, Balla: Do i krijojmë drejtësisë të gjitha kushtet që hetimi të shkojë deri në fund

Të fundit