Jo vetëm që është shtatzënë, por mësohet dhe gjinia e bebes që presin Sara dhe Ledri

Ditën e djeshme Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe një urim nga e dashura e tij, Sara Hoxha, ringriti dhe njëherë dyshimet për shtatzëninë e saj.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetët tona dhe isha shumë me fat që e ndava me ty. Paçim sa më shumë ditë të tilla! Gëzuar ditëlindjen burrit të cilin do të doja ta kisha gjithmonë në zemrën time #Culi”, -shkroi Sara dhe të shumtë ishin ata që e morën si një konfirmim të shtatzënisë.

Ndërsa Prive.al jo vetëm që konfirmon se çifti pret fëmijë po madje ka dhënë detaje edhe për gjininë e bebes.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Prive” se Sara është në muajin e pestë të shtatzënisë. Ledri dhe Sara do të bëhen prindër të një vajze, e cila do të vijë në jetë në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

Lexo edhe: Sara Hoxha flet për ditën e saj më të lumtur dhe që pati fatin ta ndajë me Ledrin. Po flet për beben vallë?