Jo vetëm Rama, në Samitin e Ohrit merr pjesë edhe ish-deputetja e PD

Në samitin dy-ditor të Ohrit (sot dhe nesër) i nisur këtë pasdite mes tre liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pjesëmarrëse është edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, raporton Ora News.

Ndërkohë, pak më parë u publikuan edhe foto nga takimi i dytë në sajë të Mini-Shengenit Ballkanik mes Vuçiç, Ramës dhe Zaev.

Po ashtu, në axhendën e samitit është parashikuar që pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Ndërkohë, Kosova edhe këtë herë nuk është pjesë e samitit.