Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Ramën, Bolton telefonon dhe Haradinajn, diskutojnë për Kosovën

Jo vetëm Ramën, Bolton telefonon dhe Haradinajn, diskutojnë

Sot kryeministri Edi Rama njoftoi nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ se ka zhvilluar një bisedë telefonike me John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas Ramës në fokus të bisedës ka qenë Shqipëria dhe arritja e një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Bolton ka folur po ashtu dhe me Ramush Haradinajn për çëshjen e Kosovës. ​Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dhënë detaje për bisedën telefonike që kishte kryeministri Ramush Haradinaj me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, John Bolton.

Ai tha se nuk ishte fizikisht aty, mirëpo, sipas tij, në këtë bisedë kryeministrit Haradinaj i është përmendur pezullimi i taksës.

“Me sa di unë është përmendur që kishte qenë mirë të pezullohet taksa dhe cila ka qenë pjesa tjetër e bisedës nuk e di. Sa e di, biseda ka qenë shumë korrekte, SHBA-të na kanë trajtuar jashtë proporcionalisht mirë në krahasim me madhësinë e shtetit tonë”, ka thënë Gjini në "Rubikon" të KTV-së.

“Kjo temë do të diskutohet por mendoj që gjithë bota duhet ta kuptojë që Kosova duhet me marrë çfarë meriton. Edhe një herë po ju them që është bërë një kohë e gjatë që këtu ka pasiguri, gjithçka ndodh brenda vitit dhe nuk po mundemi të stabilizohemi sepse po dalin gjëra tjera”, shprehet më tej ai.

 

Të fundit