Flash News

KRYESORE

Jo vetëm rikthim te Milani, Ibrahimovic merr ftesën e papritur

Jo vetëm rikthim te Milani, Ibrahimovic merr ftesën e papritur

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u rikthye te Milani por mund të rikthehet dhe te kombëtarja e Suedisë. Ibra i ka dhënë lamtumirën ekipit të tij përfaqësues, por trajneri Janne Anderson, ka theksuar se e ka derën e hapur sërish.

"Siç kam thënë, lojtarët që kanë vendosur të mos luajnë për kombëtaren mund të më kontaktojnë dhe të më thonë se kanë dëshirë të kthehen.

"Do t'i marrim në konsideratë. Nuk është një gjë kaq e vështirë për t'u bërë. Ibrahimovic? Edhe ai mund të na kontaktojë nëse ka ndryshuar mendim", - tha tekniku i Suedisë.

Gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë, por duke qenë se Suedia merr pjesë në Euro2020, sulmuesi mund të tundohet. E vështirë që diçka e tillë të ndodhë, pasi dhe lojtarët e tjerë nuk janë dakord me rikthimin e Ibrës në kombëtare.

Të fundit