Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Ritvan Bode, kush janë ish-ministrat e PD që morën post nga Edi Rama

Sot, u zyrtarizua vendimi i Këshillit të Ministrave për tre anëtarët e Bordit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Ndër emrat që spikati ishte edhe ai i Ritvan Bodes, ish-ministri i Financave në qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha, tetë vjet më parë.

Si anëtarë i i Këshillit Mbikëqyrës, ai pritet të zgjidhet dhe emërohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Veç Bodes, një tjetër emër mjaft i përfolur është edhe ai i Majlinda Bregut.

Një vit më parë, Bregu siguroi pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal,  duke u cilësuar edhe si e para shqiptare drejtuese në një pozicion të tillë ekzekutiv.

Majlinda Bregu u propozua si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë, përmes një shkrese të firmosur nga kryeministri Rama.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE.

Të fundit