Flash News

KRYESORE

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, FIFA dënon edhe kombëtaren e Argjentinës

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, FIFA dënon edhe

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën pasi festuan golat ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës, FIFA ka “lëshuar dorën” dhe ka dënuar edhe kombëtaren e Argjentinës. Këta të fundit nuk kanë lidhje me gjestet patriotike, por Federata Ndërkombëtare e Futbollit e ka dënuar ekipin e Messit pasi tifozët e tyre u shpallën fajtorë për këndimin e këngëve homofobike

“Federata dënon tifozët për hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe këndimit të këngëve homofobike e fyese. Gjithashtu edhe për shkeljen e rregullave të mediave dhe marketingut për mos pjesëmarrje në intervista pas ndeshjes”, shkruan në njoftimin e organit më të madh qeverisës së futbollit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e Grupit D, ndërsa u dënuan me 105 mijë franga zvicerane.

Të fundit