Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Jo vetëm Tiranë, Elbasan, Dibër, “Alko Imex” e nipit të Sadri Abazit shkelje dhe në Bashkinë e Kavajës
Kompania Alko Imex, për të cilën kohët e fundit janë bërë publike një sërë shkeljesh në tenderë publikë me Bashkinë Tiranë, Elbasan, Dibër e të tjera, ka falsifikuar dokumentet dhe për një tender në Bashkinë Kavajë.
Exit.al ka siguruar dokumentet e tenderit me vlerë rreth 1 milionë euro, me objekt “Shërbimi i Pastrimit të qytetit të Kavajës”, me një kohëzgjatje prej 3 vitesh.
Përshkrimi i tenderit
Tenderi me objekt “Shërbimi i Pastrimit të qytetit të Kavajës”, me fond limit rreth 1 milionë e 92 mijë euro, u hap nga Bashkia Kavajë më 22 janar 2016 dhe u mbyll më 15 shkurt 2016. Në tender u paraqitën 6 oferta.
Më 23 mars 2016, Bashkia Kavajë shpalli fituese kompaninë Alko Impex, e cila kishte bërë një ofertë prej rreth 1 milionë e 35 mijë eurosh, ose sa 95 për qind e fondit limit.
Më poshtë renditen të gjitha shkeljet me të cilat kompania e nipit të deputetit socialist Sadri Abazit ka fituar tenderin:
– Mes kritereve që Bashkia Kavajë kërkonte nga kompania që do të pastronte qytetin, në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST), në pjesën e kapacitetit teknik, kërkohej që kompania të kishte eksperincë të mëparshme dhe të kishte ofruar një shërbim të së njëjtës natyrë, gjatë tre viteve të fundit, me një vlerë mesatare rreth 437 mijë eurosh.
Për të vërtetuar plotësimin e kriterit, duhej që kompania të paraqiste kontratën dhe vërtetimet e nevojshme.
Kompania Alko Impex, për të plotësuar këtë kusht, paraqiti një kontratë të fituar me Komunën Prishtinë në vitin 2013.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga Alko Impex, kontrata me Komunën Prishtinë me objekt “Pastrimi dhe larja e rrugeve dhe trotuareve te qytetit pjesa e dyte” ka zgjatur nga 15.04.2013 deri më 15.04.2015, pra 2 vite. Vlera e kontratës sipas Alko Impex ka qenë rreth 14 mijë e 600 euro në javë, ose rreth 60 mijë euro në muaj.
Por me një kontroll në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në Kosovë (KRPP), ku bëhet publikimi i të gjitha njoftimeve për kontratat e dhëna përmes fondeve publike, zbulohet se kjo kontratë ka pasur vlerën javore 4596,10 euro, ose sa një e treta e shifrës së pretenduar nga Alko Impex.
Kontrata origjinale mes Alko Impex dhe Komunës së Prishtinës, mars 2013
Po ashtu, afati i kontratës sipas dokumenteve zyrtare është nga data 15.04.2013 deri në datën 15.11.2013, pra vetëm 7 muaj dhe jo dy vite siç pretendon Alko Impex.
Pra Alko Impex ka falsifikuar dokumentet për kontratën e mëparshme me Komunën Prishtinë, me qëllim për të plotësuar kushtet për tenderin e Bashkisë Kavajë.
– Një tjetër kriter i kërkuar nga Bashkia Kavajë ka qenë dhe pasja në stafin e kompanisë të paktën një inxhinier kimie me përpojë pune 5-vjeçare. Për të vërtetuar plotësimin e këtij kriteri, kompania duhet të dorëzonte diplomën e universitetit, në degën Inxhinieri Kimie, të punonjësit nga stafi i tij.
Për të plotësuar këtë kusht, Kompani Alko Impex ka dorëzuar diplomën si Inxhinier Kimie të shtetasit kosovar Naim Beqir Pllana. Diploma e paraqitur nga Alko Impex mban këto të dhëna:
“Mitrovicë nr.243, datë 01.06.2000 t2 Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Shkencave Natyrore për Zotin Naim Beqir Pllana. Firmosur nga Dekani Prof.Dr. Shefqet Rashani”
Por, Bashkia Kavajë ka kërkuar infromacion për këtë diplomë pranë Universitetit të Prishtinës, i cili përgjigjet se:
“Bazuar në kërkesën tuaj të parashtruar përmes emailit lidhur me verifikimin e vërtetësisë së diplomës në emër të Naim Beqir Pllana, ju informojmë si në vijim.
Në arkivin e Fakultetit të Shkencave Matematikë-Natyrore nuk figuron kurrfarë dosje me emrin Naim Beqir Pllana.
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore nuk ka pasur degë të KIMISË në Mitrovicë dhe asnjëherë nuk e ka pasur dekan prof. Dr. Shefqet Rashanin. Po ashtu në periudhën e shënuar në doplomë si datë e fillimit të studimeve, FSHMN nuk ka pasur program shënuar në diplomë Inxhinier i dipl. i Kimisë. Diploma të cilën kandidati ka prezantuar mund të jetë falsifikuar nga kandidati apo dikush tjetër.
Studenti i lartëpërmendur nuk është i shënuar as në librin e protokollit ku janë të gjitha të dhënat e studentëve të diplomuar.”
Pra, kompania Alko Impex, përveç vlerës financiare dhe afateve kohore, ka falsifikuar dhe diplomën e njërit prej punonjësve.
Ky është rasti i dytë që bëhet publik, që kompania Alko Impex ka falsifikuar diplomën e punonjësve të tij. Më parë, në tendera të Bashkisë Elbasan dhe Tiranë, Alko Impex ka përdorur diplomë të falsifikuar në emër të Zotit Bekim Selmani. Vetë Zoti Selmani, me një deklaratë për median, u distancua nga ky skandal dhe tha se kompania ka përdorur emrin e tij pa dijeni e tij. Ai u shpreh se të dhënat personale dhe diploma e tij janë keqpërdorur nga Alko Impex dhe se do të bëjë denoncimet përkatëse.
Kompania Alko Impex dhe në të paktën dy tendera të të Bashkisë Tiranë me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” të zhvilluara në vitin 2014 dhe në vitin 2017 ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.
Përveç tenderit në Bashkinë Kavajë, Kompania Alko Impex ka marrë dhe rreth 10, 8 milionë euro të tjerë nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro. Përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë kjo kompani ka paraqitur ofertë, me të njëjtat dokumenta për tenderin e hapur nga Bashkia Kamëz për pastrimin e qytetit. (Exit.al)
Tenderat e fituara nga nipi Sadri Abazit, reagon inxhinieri: Më është keqpërdorur diploma
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38