Flash News

KRYESORE

Jo vetëm Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, PD paralajmëron denoncime të tjera

Jo vetëm Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, PD paralajmëron denoncime

Partia Demokratike ka paralajmëruar se veç Valdrin Pjetrit, i cili u dorëhoq para marrjes së mandatit të bashkisë Shkodër, si dhe kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, do të denoncojë raste të tjera në radhët e kryebashkiakëve me të shkuar problematike.

Në një intervistë për A2, nënkryetari i PD, Edmond Spaho, paralajmëron të tjera raste të që preken nga ligji i dekriminalizimit.

“Do të ketë edhe publikime të tjera, sepse nuk janë dy raste të vetme të rastësishme. Është një filozofi e Rilindjes për të ardhur dhe qëndruar në pushtet”, thotë Edmond Spaho.

Pas 30 qershorit, denoncimet e të zgjedhurve vendorë të dyshuar për rekorde kriminale mbajtën peshën kryesore të kauzës së opozitës, por shtatori risjell protestat. “Edhe në javët e muajt e ardhshëm do të vazhdojmë këtë lëvizje”, thotë Spaho.

Të fundit