Flash News

KRYESORE

Johann Sattler/ Nga ambasador në Tiranë në përfaqsues i BE

Johann Sattler/  Nga ambasador në Tiranë në përfaqsues i BE

Ambasadori aktual i Austrisë në Tiranë Johann Sattler do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark duke marrë detyrën e përfaqësuesit special të BE dhe shef i Delegacionit të BE në Bosnje Herzegovinë, raporton Klix.ba, duke iu referuar burimeve të BE.

Sipas këtyre burimeve, Sattler ishte një nga 12 kandidatët që kishin aplikuar për këtë post.

Aktualisht ai është në detyrën e Ambasasdorit të Austrisë në Shqipëri dhe besohet se ai është i mirëinformuar me situatën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka qenë gjithashtu zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, këshilltar politik në Ambasadaën Austriake në Ëashington, anëtar i Zyrës së të Dërguarit Special të BE-së për Evropën Juglindore me Paktin e Stabilitetit në Bruksel, si dhe shef i Zyrës së Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punë të Jashtme austriake.

Të fundit