Johannes Hahn-Hashim Thaçit: Të hiqet taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian i ka kërkuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që Kosova duhet të heq taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, komisioneri i BE shprehet se; “është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn.