Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Boshko Jakishiç/ gazeta Politika
Aleksandër Vuçiçi pret miq nga Amerika të cilëve „u beson më shumë“ sesa shumë të tjerëve në Departamentin e Shtetit: Xhon Boltonin, këshilltarin për sigurinë kombëtare të Donald Trampit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, lehtë lehtë dhe në mënyrë të heshtur e ka „pastruar“ Departamentin e Shtetit nga klintonianët që e mbështesnin, ka plotësuar disa vende boshe dhe në këtë mënyrë u ka hapur rrugë iniciativave të reja diplomatike. Vizita e paralajmëruar e Boltonit është sinjal se administrata e Trampit synon të intensifikojë angazhimin dhe ta zgjidhë problemin kosovar para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale amerikane, pra në muajt e ardhshëm.
Qëkur Vuçiçi në muajin shkurt të këtij viti i dërgoi letër Trampit, me të cilën i kërkonte mbështetje për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, gjithnjë duke i bërë ftesë të vizitonte Serbinë, po ndryshojnë raportet me shtetin i cili ka dy dhjetëvjeçarë që mbron pavarësinë kosovare, jo vetëm para Beogradit, por edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Interpol, në Unesko.
Ramush Haradinaj mund të pohojë sa të dojë se „Amerika është familja ime“, por qëkur nga Prishtina kërkohet që t’i ofrojë shanse dialogut, ndërsa Boltoni personalisht kërkon që të hiqen taksat, raportet me SHBA-ve dhe Kosovës po tendosen.
Tingëllon si e përshtatshme për Beogradin, por, nëse vjen, Boltoni do t'u përcjellë bashkëbiseduesve serbë- në mënyrën më direkte nga të gjithë të tjerët deri tani- qëndrimin e Uashingtonit se nuk ka zgjidhje pa njohje të dyanshme, gjë që është edhe kërkesë e Prishtinës, por jo qëndrimi i Beogradit, i cili e mohon formalisht njohjen e pavarësisë së Kosovës duke e konsideruar si të papranueshme.
Para dy vitesh amerikanët u angazhuan në mënyrë më intensive rreth problemit kosovar, madje pati edhe deklarata zyrtare se kjo temë do të duhej të hiqej nga rendi i ditës në fund të këtij viti. Uashingtoni është treguar i pakënaqur me efektin e europianëve.
Boltoni është ai që inkurajoi idenë e ndërkufizimit si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të cilën Vuçiçi dhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi e shfaqën për herë të parë pas konferencës në qytetin austriak Alpbah para një viti. Beogradi e përshëndeti ndryshimin në pozicionin e Amerikës si „ndryshim historik dhe sukses historik“, sepse Uashingtoni deri atëherë e konsideronte çështjen kosovare të zgjidhur.
Ndërkohë entuziazmi amerikan u zbeh, sepse Anxhela Merkeli dhe Emanuel Makroni, kundërshtarë të idesë së ndërkufizimit territorial, apo korrektimit të kufijve, ndërmorën një iniciativë e cila është pjesë e një minifronti europian për t’i matur forcat me administratën amerikane.
A do të përpiqet Boltoni të rigjallërojë planin e ndërkufizimit si një prej opsioneve të mundshme? Vuçiçi thotë se refuzimi i kësaj ideje „i kushton shtrenjtë Serbisë pas 20, 30 apo 50 vitesh“. Amerikani ka mbështetjen në parim të Thaçit, i cili e ka përmendur shpesh „demarkacionin e kufijve“, por nuk ka mbështetje brenda vendit të tij, mbi të gjitha për shkak të kundërshtimit të ashpër të Ramush Haradinajt. Me dorëheqjen e Kryeministrit, presidenti kosovar mbetet pa konkurentin kryesor, gjë që mund të sjellë në tryezë idenë mbi shkëmbimin e territoreve në këmbim të njohjes.
A mundet Boltoni, Haradinajn tashmë të lëkundur, ta urdhëroje të heqë taksat, gjë me të cilën do të mund të rinovohej dialogu i Brukselit, raundi i fundit i të cilit është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar? Ai gjithsesi mund ta bëjë një gjë të tillë.
Çfarë do të bëhet me atë frazën „varet nga reanimatori“, të cilën e tha para disa kohësh Ivica Daçiçi. A është ky reanimator Xhon Boltoni?
Angazhimi amerikan në nivel të lartë është gjithsesi i mirëpritur, por zyrtarët e lartë serbë duhet ta kenë të qartë se duhet të bëjnë dialog me një „reanimator“ të njohur për ashpërsinë e tij, gjë që nënkupton se bisedimet jo se „do të jenë të lehta për ne“, por, siç ka thënë Vuçiçi, do të jenë shumë të vështira.
Presidenti i Serbisë nuk është se ka shfaqur ndonjë dëshirë tejet të madhe për afrimin me Uashingtonin, më e afërt për të është Moska. A është reale që Kremlini të mbështesë idenëe ndërkufizimit, ndarjes apo korrektimit të kufijve? Qëndrimi i Vladimir Putinit është bërë i njohur prej kohësh: do të mbështesim gjithçka që të mbështesë Beogradi. Aq më tepër nëse duket se, gjë që ka ndodhur edhe më parë, me këtë mbështetje 't’i ngulë pykën' Bashkimit Europian.
Megjithëse Boltoni mbështet politikën e konfrontimit me BE-në, ai është mbështetës i linjës së ashpër të moslëshimit ndaj Rusisë dhe Presidentit të saj, për të cilin thotë se „projekton në mënyrë agresive fuqinë nëpër botë si në kohën e Bashkimit Sovjetik“.
Njëherë e një kohë ai e ka kritikuar ashpër Trampin për shkak të deklaratave të Presidentit për NATO-n, duke pohuar se ato vetëm se „inkurajojnë agresionin rus“, e kësisoj duhet pritur që Boltoni bashkëbiseduesve në Beograd t’i përcjellë një mënyrën më direkte dhe pa spërdredhje shqetësimin e Uashingtonit për shkak të ndikimit në rritje të Moskës në Serbi dhe furnizimit me armë nga Rusia.
Emërimi i Boltonit si këshilltar i Trampit për sigurinë kombëtare shpërtheu në prill të viti 2018 si një bombë me neutrone në radhët e veteranëve amerikanë të politikës së jashtme. Ekziston frikë nga ky konservator amerikan i cili kishte rolin kyç në politizimin e të dhënave informative të cilat e patën shtyrë në mënyrë të gabuar SHBA-në në luftën në Irak dhe ka promovuar në mënyrë konstante qëndrimin prej militanti në konfliktet në të cilat janë përzier SHBA-të.
I njohur si luftëtar për intervencionzimin, Boltoni ka lobuar për zgjidhje ushtarake në konfliktin me Iranin, Sirinë, Irakun apo Korenë e Veriut. Para emërimit i pati premtuar Trampit se „nuk do të fillonte asnjë luftë“, por ama ia arriti të ndikojë në daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Puna e këshilltarit për sigurinë është të sintetizojë problemet e sigurisë në nivelin e tërë administratës, të bëjë koordimimin dhe t’i paraqesë komandantit të përgjithshëm, në një kohë sa më të shkurtër, sugjerimet përkatëse politike që vinë nga Pentagoni, Departamenti i Shtetit dhe nga agjensitë e tjera, por nga ana tjetër ka gjithashtu të drejtë t’i paraqesë Presidentit edhe analizën e tij.
Pasi të merret një vendim, këshilltari siguron që ai të respektohet në të gjitha nivelet.
Shumë ekspertë dyshojnë që Boltoni të jetë në gjendje që, nëse është nevoja, t’ia nënështrojë mendimin e tij atij të përgjithshmit dhe Presidentit t’i ofrojë opsione të ndryshme përveçse atyre të tijave, që i ka më për zemër. Gjë që është një sfidë shtesë për zyrtarët serbë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38