Flash News

KRYESORE

"Joker" i suksesshëm ende pa u publikuar, premiera u duartrokit për 8 minuta rresht

"Joker" i suksesshëm ende pa u publikuar, premiera u duartrokit

Në fund të muajit gusht është publikuar traileri i filmit të ri "Joker". Roli kryesor luhet nga Joaquin Phoenix dhe filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një kloun tepër i trishtuar nga Gotham.

Arthur kujdeset për mamanë e tij të sëmurë dhe ai ka vetëm një dëshirë: të bëhet një komedian i famshëm. Mirëpo, ai nuk ia del dot pasi Arthur merr vetëm negativitet nga njerëzit që ka pranë, derisa dhe e sulmojnë.

Kështu, Arhtur kthehet në të keqin e historisë. Pastaj ngjarjet fillojnë dhe marrin një rrjedhë intriguese.

Premiera e filmit u mbajt në "Venice Film Festival" i cili është pëlqyer aq shumë sa është duartrokitur për 8 minuta rresht nga të pranishmit. Mediat e huaja shkruajnë se ky film është i denjë edhe për t`u nomoninua në "Oscars".

 

Të fundit