Flash News

KRYESORE

Jolie shfaqet në publik, shumë më e dobët, por e bukur dhe plot stil...

Muajt e fundit aktorja angelina Jolie ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për sa i përket jetës së saj private dhe ndarjes nga bashkëshorti i saj Brad Pitt dhe gjithashtu edhe për gjendjen e saj shëndetësore, e cila nuk ka qenë e favorshme për të kohët e fundit.

Mediat kanë aluduar shumë që shëndeti i saj tashmë është drejt fundit, por pa patur asnjë refrencë serioze për këtë, thjeshtë duke u nisur nga kilogramët e humbur të aktores.

Megjithatë aludimet mesa duket marrin fund, pasi në disa foto të kapura nga paparacët, Angelina dëshmon të kundërtën. Ajo shihet nën shoqërinë e babait të saj, Jon Voight me të cilin i ka rregulluar raportet, pas shkurorëzimit nga Brad Pitt.

Ata janë fotografuar së bashku duke shkuar në shkollë për të marrë vajzën Angelinës, Vivienne. Angelina edhe pse me disa kilogramë më pak, duket në formë dhe e veshur me shumë stil.

Të fundit